
Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Bashkë prej muajsh vijon protestën përballë kryeministrisë me një grup mbështetësish kundër qeverisë të drejtuar nga Edi Rama të cilin e akuzon si të korruptuar dhe autokrat.
Dhjetëra policë u shfaqën mbrëmjen e sotme dhe u hoqën protestuesve pankartat dhe sendet e tyre. Ndërsa Lapaj pati një thirrje për të gjithë partitë politike opozitare që të bashkohen dhe për popullin që të mos ndjekë partitë, por të reagoi përballë situatës së rëndë ku ndodhet vendi pas skandaleve të njëpasnjëshme.
“Nuk kemi ikur dhe nuk kemi ndërmend të ikim. Këtu sfida është për të gjithë popullin opozitar, ejani përballë hajdutit. Lërini inatet personale, lërini partitë se ka nevojë Shqipëria për t’u liruar nga këta lloj banditësh që dikujt shkojnë e iu marrin pronën padrejtësisht, dikujt i vjedhin gjithçka, dikë tjetër e rrahin, të rinjve u marrin të ardhmen, kjo duhet të marrë fund. Edhe PD dhe gjithë opozitarët duhet të vijnë këtu në shesh. Lufta me Edi Ramën duhet të jetë e pandalshme serioze sepse është aq autocrat sa nuk guxon të lërë njerëz të lirë këtu në shesh. Paramendoni sikur këtu të vijnë të gjithë të përballemi”- u shpreh Lapaj. Versus.al

