POLITIKË /

Dita e 5-të e rinumërimit në Tiranë, shfryhen pritshmëritë tek PD, vota të pamerituara! E ndjek PS me Hoxhën që mban 'rekord'

Shkruar nga Versus

Dita e 5-të e rinumërimit në Tiranë, shfryhen

Sot procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës hyn në ditën e pestë, ndërkohë që pritshmëritë tek Partia Demokratike thuajse janë shuar kur janë hapur 437 kuti nga 1282 në total.

Deri më tani, pavarësisht se është provuar se ka patur gabime, rezultati nuk mundet të çojë në ndryshim të mandateve. Kështu, PD e cila ishte nismëtarja për rinumërimin e votave në kryeqytet, rezulton Partia me më së shumti vota të padrejta deri tani, plot 219 të tilla.

Ndiqet nga Partia Socialiste me 193 vota pa meritë të cilat do t’u hiqen në rezultatin e nxjerrë nga rinumërim. Po ashtu edhe Nisma Shqipëria Bëhet, rezulton me 26 vota më tepër sesa në realitet dhe PSD e Tom Doshit do të humbasë 23 vota që i ishin shtuar pa meritë nga rezultati i parë.

Dita e 5-të e rinumërimit në Tiranë, shfryhen
Rezultatet e rinumërimit për partitë politike

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës dhe Djathtas për Zhvillim i Ekelejd Alibeajt do të kenë 13 vota dhe 7 vota më shumë që do u shtohen për shkak se u ishin hequr padrejtësisht nga numërimi i parë.

Rinumërimi për kandidatët në listat e hapura

Rekordi për votat e pamerituara deri më tani mbahet nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili doli edhe i preferuari i burgosurve në Tiranë. Pas rinumërimit, Hoxhës do t’i hiqen 193 vota që i kishte marrë pa meritë. Ndërsa ndiqet nga Xhemal Qefalia me 125 vota pa meritë. I treti është Fatmir Xhafaj me 82 vota pa meritë dhe më pas vjen Olta Xhaçka me 34 vota pa meritë.

Tek kampi i demokratëve, situate paraqitet zhgënjyese për Ilir Alimehmetin i cili si i dyti kandidat më i votuar priste ndryshime nga rinumërimi. Në fakt, ndryshime pati, po jo në favor të tij sepse rezulton të ketë marë 61 vota pa meritë. Ndërsa Jorida Tabaku e cila doli më e votuara e PD për qarkun e Tiranës, mori 22 vota pa meritë të cilat do t’i hiqen pas procesit të rinumërimit. Versus.al

Poll