POLITIKË /

"Do ju kthejmë pasuritë, me taksat e ulëta do pasuroheni"/ Berisha ju premton zero korrupsion qytetarëve në fushatë

Gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës, Sali Berisha theksoi edhe një herë se plani i Partisë Demoktatike do të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët e zakonshëm.

Shkruar nga Versus

"Do ju kthejmë pasuritë, me taksat e ulëta do

Gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës, Sali Berisha theksoi edhe një herë se plani i Partisë Demoktatike do të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët e zakonshëm.

Ai premtoi se do të ketë një luftë të vendosur kundër korrupsionit, pa asnjë tolerim për abuzimet. Në këtë kuadër, ai u zotua se do të kryhet një kontroll i plotë i pasurive, me qëllim që çdo pasuri e përvetësuar në mënyrë të paligjshme t’i kthehet popullit shqiptar.

“Zotohem se qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta në botë në mënyrë që ju me mundin tuaj të begatoheni, mëkëmbeni, të pasuroheni. Nuk ka një vend të pasur si Shqipëria. Nuk ka 28 mijë km2 me kaq shumë pasuri. Sot ato shfrytëzohen nga Rama dhe oligarkët e tij njëlloj si në sistemin kolonial. Nesër ato do të kthehen në pasuri për ju, për Shqipërinë Madhështore. Zoti vjen në shtëpi, kur ne ta pastrojmë atë.

Zero tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë. Njeriu i punës nuk ka armik më të egër se korrupsionin e qeveritarëve. Ai vret mundësitë e të rinjve, ai sjell krimin dhe pasigurinë, skamjen dhe varfërinë. Zero tolerancë ndaj shpërdorimit të parave të tyre. Jap fjalën se një audit i narkoshtetit do të rikthejë qindra milionë euro të vjedhura. Kriminelët kudo që ndodhen do të vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta dhe ministrat kriminelë”, tha kryetari i PD. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: