POLITIKË /

“Do ketë çdo javë”, Berisha jep detajet për protestën e nesërme: Foltore para qeverisë

Protesta kombëtare do të thirret në një moment tjetër tha Berisha.

Shkruar nga Versus

“Do ketë çdo javë”, Berisha jep detajet për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme prej tyre. ndër të tjera, dha detajet sesi do të zhvillohet protesta e ditës së hënë para kryeministrisë.

Ai tha se do të jetë një lloj foltoreje para godinës së kryeministrisë dhe më pas në vijim do të ketë edhe protesta kombëtare të thirrura për të rrëzuar Ramën.

“Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, që të sqaroj çdo qytetar. Ne hapim aty një foltore, një parlament. Dmth, ju keni parë se në 10 seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë, si kurrë në ndonjë vend pluralist, apo në historinë e këtij vendi.

Atëherë ne para këtij bllokimi të plotë ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre. Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste.  Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll