POLITIKË /

“Të tjerët janë kashtë e k*qe”, Rama: S’ka më të mirë se ne, PD fshihet pas aktorit që luan rolin e kandidatit

Duke marrë si shembull zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Rama tha se PD fshihet pas disa personave që i konsideron kandidatë të pavarur.

Shkruar nga Versus

“Të tjerët janë kashtë e k*qe”, Rama: S’ka

Mes të tjerash gjatë dëgjesës publike me qytetarë në njësinë nr.3 të Tiranës ku foli dhe për projektbuxhetin, kryeministri Edi Rama pati edhe disa fjalë drejtuar kundërshtarëve politikë. Sipas tij, qytetarët votojnë për PS-në sepse nuk ka forcë tjetër politike më të mirë dhe jo sepse janë më të mirët. Ndërsa ironizoi edhe opozitën për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki duke thënë se u fsheh pas kandidatëve të pavarur.

“Nuk na votojnë ne se jemi më të mirët, por na voton ne se nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit. Është e pandodhur me aq sa e njoh unë politikën europiane, është e pandodhur në histori që një parti, një forcë politike që pretendon të jetë forcë qeverisëse, të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarurve dhe madje për kryeqytetin të nxjerrë një actor që luan rolin e kandidatit të pavarur. Është e paparë dhe natyrisht kjo është një sfidë më e madhe për ne sepse kur ke përballë kandidatë që nuk të sfidojnë me aftësi e argumente, por me musculaturë, sharje e fyerje është shumë e vështirë që të sfidohesh e përmirësohesh”- tha Rama. Versus.al

 

Poll