Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sqaruar sot arsyen pse zarfi që mbërriti në selinë e PD-së nga SPAK nuk u hap. Sipas tij, njoftimi nuk mbante emrin e Sali Berishës, por ishte adresuar vetëm “për Partinë Demokratike”, ndaj nuk mund të hapej nga askush.
Në një intervistë në News24 Noka u shpreh se në selinë blu nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar i drejtuar për ish-kryeministrin dhe se Berisha do të paraqitet vetëm kur t’i vijë një njoftim nominal.
Noka: Në selinë e PD s’ka ardhur asnjë shkresë me emrin Sali Berisha. Ka ardhur një zarf që thotë për Partinë Demokratike. PD ka emra. Kur të vijë letra për Flamur Nokën nuk ka të drejtë ta hapë askush tjetër, por Flamur Noka. Ftohet partia në SKAP? Dini gjë ju? Nuk ka ardhur asnjë kërkesë, asnjë njoftim. Kam qenë disa herë para SKAP-it të partisë. Ka ardhur fletëthirrja me emrin tim. Për emrin e Sali Berishës nuk ka ardhur. Z.Berisha ka deklaruar se sapo të njoftohet do të shkojë. 21 janari ishte tentativë për grusht shteti nga Rama dhe bandat e tij që bënë gjithçka për të marrë pushtetin me dhunë. Të parët të interesuar për të zbardhur 21 janarin ka qenë Sali Berisha, PD. U tentua marrja e pushtetit me dhunë. 4 viktimat janë të Edi Ramës ai i çoi atje për shkelë ligjin, Kushtetutën, i çoi mish për top për karrigen e tij./Versus.al

