POLITIKË /

Do të garojë përballë Berishës për kreun e PD? Alimehmeti e zbulon për herë të parë

Shkruar nga Versus
Do të garojë përballë Berishës për kreun e PD?
Sali Berisha, Ilir Alimehmeti

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti ka folur në Klan Neës për situatën brenda Partisë Demokratike duke marrë parasysh edhe deklaratat e fundit ku deputetë e zyrtarë kanë përmendur zgjedhjet e prillit që do të mbahen për kreun e partisë.

I pyetur nëse do të kandidojë për kreun e PD-së, Alimehmeti la të kuptohet se nuk e përjashton si mundësi, por theksoi se duhet që gara të jetë e drejtë. Sipas tij, kushdo duhet të kandidojë, edhe Berisha nëse e ka ambicien ende për të vazhduar të jetë kryetar.

‘’Unë jam i mendimit që garat duhet të jenë të barabarta. Garë e hapur, me rregulla nëse është kështu, gjithkush që ka ambicie është i ftuar të kandidojë.  Nëse gara është e drejtë dhe kjo është kyçe, unë them që gjithkush duhet të garojë, kushdo që mendon se i ka mundësitë. Unë nuk mund të nisem me parimin që mos të garojë Berisha sepse eci me parimin e pluralizmit që nuk ndalon askënd të kandidojë’’- tha Ilir Alimehmeti. Versus.al

Poll