POLITIKË /

Do të tërhiqet nga kreu i PD siç e thotë ‘neni Basha’? Berisha: Vlen kur ka zgjedhje, jo në farsë

Berisha tha se pas dokumentimit të shkeljeve, do të jetë një reflektim dhe masa që do të merren brenda PD.

Shkruar nga Versus
Do të tërhiqet nga kreu i PD siç e thotë ‘neni
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një tjetër konferencë për mediat ku denoncoi se qindra kuti votimi janë zhdukur dhe se KQZ nuk jep asnjë sqarim për to. Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit si “farsë elektorale”, Berisha tha se nuk e njeh rezultatin.

I pyetur nga gazetarët nëse do të respektojë statutin për t’u dorëhequr nga posti i kreut të PD pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha tha se neni që e përcakton këtë në statut është për rastet kur zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe jo si në rastin në fjalë.

“Atë e ka marrë vesh e gjithë bota që janë farsë. A e more vesh që në raportin që u miratua në Këshillin e Europës nga delegacioni që vëzhgoi zgjedhjet, rekomandimi thotë në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Tani, për çdo njeri që ka minimumin e njohurive elektorale, ky rekomandim do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet dhe se në kushtet e partisë shtet nuk ka zgjedhje, por ka farsë..

Tani, siç e shihni jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite. Besoj se kemi arritur të dokumentojmë dhe po dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar. Pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët. Ajo është një çështje që ka të bëjë, ai nen ka të bëjë kur zhvillohen zgjedhje dhe jo kur zhvillohet farsë elektorale. Në kuptimin që farsat nuk mund të përdoren për mekanizma antiopozitë në një kohë kur ato janë mekanizma thelbësorë antidemokratike”- tha Berisha. Versus.al

Poll