POLITIKË /

'Do të ulim taksat, çmimin e energjisë', Berisha: Në 100 ditët e para do të mbështesim fuqishëm bizneset e vogla

Berisha u shpreh se në këto 100 ditë do të ketë amnisti fiskale për këto biznese, do të ulen taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit.

Shkruar nga Versus
'Do të ulim taksat, çmimin e energjisë', Berisha:
Sali Berisha në takim me biznesin e vogël

Kreu i Partisë Demokrate, Sali Berisha gjatë një vizite në tregun industria në Tiranë u shpreh se 100 ditët e para do të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël.

Berisha u shpreh se në këto 100 ditë do të ketë amnisti fiskale për këto biznese, do të ulen taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit.

Berisha: Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve.

Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë.
E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak.

Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro.
Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje.

Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.
Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike. do e bëjmë edhe këtë.

Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde.

Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë.
Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta...

Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.
Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj.

Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.
Degët e tjera të ekonomisë bien.

Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.
Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen...

Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik.
Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat.

Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë.
Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: