
Edi Rama teksa ndodhet me pushime në Hiamrë me anë të një postimi ka treguar se një pjesë të ditës po e kalon me duke pirë kafe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Në foton e publikuar ata qeshin teksa shihin në telefonin që kryeministri mban në dorë.
Përmes batutës për Manjën që është nga Dibra, Rama ka treguar se do të vijë koha kur tuneli i Murrizit do të sfidojë për nga afërisa me Tiranën, Tunelin e Llogarasë.
“Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone”, shkruan Rama në postim./ Versus.al








