POLITIKË /

"Do zhbëhet çdo lloj ngrehine", Rama publikon pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Shkruar nga Versus

"Do zhbëhet çdo lloj ngrehine", Rama publikon pamje nga

Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me publikimin e pamjeve nga aksioni që po zhvillon IKMT në heqjen e objekteve apo strukturave metalike nëpër hapësira publike.

Rama tha se do të vendoset një kufi që të garantojë lirinë e hapësirës publike dhe të përcaktojë se deri ku mund të shtrihen tavolinat apo karriget e bizneseve të ndryshme.

“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”- tha Rama.

Ditën e djeshme nisi aksioni në gjithë territorit për të hequr materialet e subjekteve të ndryshme të cilat nuk respektojnë rregullin për distancën prej 20 metrash. Versus.al

Poll