POLITIKË /

DOKUMENTI/ Gjyqtarja Irena Gjoka e ka paditur për shpifje, SPAK thërret nesër Sali Berishën!

Në deklaratat e tij, Berisha ka akuzuar gjyqtaren për lidhje politike dhe veprime të njëanshme në funksion të vendimeve gjyqësore që kanë prekur direkt interesat e tij apo të afërmve të tij. Si

Shkruar nga Versus

 

DOKUMENTI/ Gjyqtarja Irena Gjoka e ka paditur për shpifje, SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike do të dëshmojë nesër në SPAK, pas kallëzimit për shpifje të bërë nga Gjyqtarja Irena Gjoka. Ajo  ka depozituar një padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Padia është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, pas një sërë deklaratash publike të Berishës, të cilat Gjoka i konsideron të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës dhe integritetit të saj profesional.

Berisha është urdhëruar nga prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj, që të paraqitet të martën, më 10 qershor, në orën 10:00, përpara hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Neli.

DOKUMENTI/ Gjyqtarja Irena Gjoka e ka paditur për shpifje, SPAK

Në deklaratat e tij, Berisha ka akuzuar gjyqtaren për lidhje politike dhe veprime të njëanshme në funksion të vendimeve gjyqësore që kanë prekur direkt interesat e tij apo të afërmve të tij. Sipas Gjokës, këto pretendime nuk kanë asnjë bazë ligjore apo faktike dhe kanë synim të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në integritetin e sistemit të drejtësisë./Versus.al/

 

 

Poll