POLITIKË /

Dokumenti/ Opozita kërkon që Rama dhe sipërmarrësja Vilma Nushi të dëshmojnë sot te Sterilizimi

Shkruar nga Versus
Dokumenti/ Opozita kërkon që Rama dhe sipërmarrësja Vilma
Komisioni i 'Sterilizimit'

Anëtarët e opozitës në komisionin hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që ditën e sotme të dëshmojë edhe kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të ekzekutivit që ka firmosur  VKM-në për dhënien me koncesion të këtij shërbimi.

Sipas dokumentit, kërkohet që të thirret si dëshmitare edhe sipërmarrësja Vilma Nushi në cilësinë e pronares së një prej kompanive që është pjesë e një prej koncesioneve. Sipas deputetëve të opozitës, Vilma Nushi është përfituese direkte e 1.5 mln eurove nga dividenti.

"Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi”- thuhet në dokument.

Deputetët demokratë, kanë akuzuar vazhdimisht kolegët e tyre të mazhorancës se po përpiqen të mbrojnë sipërmarrësen Vilma Nushi duke mos lejuar paraqitjen e saj në komision për t’u marrë në pyetje. Versus.al

Dokumenti/ Opozita kërkon që Rama dhe sipërmarrësja Vilma Dokumenti/ Opozita kërkon që Rama dhe sipërmarrësja Vilma  

Poll