POLITIKË /

DOKUMENTI/ Qeveria kërkesë Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror

Shkruar nga Versus

DOKUMENTI/ Qeveria kërkesë Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut sjell

Këshilli i Ministrave i ka dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Z. Kryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Në kërkesë shkruhet se vendimi i GJKKO cënon garancinë e imunitetit të anëtarit të këshillit të ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.

Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduar se ky vendim prek interesa të larta shtetërore, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.

Kërkesa e plotë:

1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit te Ministrave.

2. Shfuqizimin e vendimit nr.118, date 19.11.2025, te GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit te ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.

3. Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese.

4. Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që "Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.

1. Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili, sipas pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, "gëzon imunitetin e deputetit";

2. Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7, te Kushtetutës, duke vendosur pezullimin nga detyra te ministrit, si organ kushtetues i një pushteti tjetër dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave;

3. Ndërhyn ne kompetencat e organeve kushtetuese, që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyre.

Për këto arsye, Këshilli i Ministrave kërkon nga Gjykata Kushtetuese që ta shfuqizoje këtë akt, duke zgjidhur njëkohësisht edhe mosmarrëveshjen e kompetencës se krijuar ndërmjet GJKKO-se dhe Kryeministrit, për shkak te faktit se GJKKO-ja, duke vendosur pezullimin e ushtrimit te detyrës së ministrit (anëtarit te Këshillit të Ministrave), si organ kushtetues, duke krijuar de facto një situate juridike te ngjashme me shkarkimin, dhe ka ndërhyrë në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe ne kompetencën kushtetuese te Kryeministrit për te propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit.

Lënia në fuqi e vendimit te GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta e legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv.

Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveç që shkakton mos funksionalizim të Këshillit të Ministrave, si një organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, njëkohësisht e pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë të ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar.
Mungesa e ushtrimit te pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe ne një fushe të përgjegjësisë, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror e shoqëror, duke krijuar vakum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vete pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin ne Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund te vitit 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së.

DOKUMENTI/ Qeveria kërkesë Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut sjell

Poll