POLITIKË /

Deklarata e saj për zgjedhjet, Berisha sulmon Marta Kos: Adhuruese pa kushte e bëmave të Ramës

Sipas Berishës, KE ka qëndrim tjetër nga komisionerja Marta Kos duke shtuar se kjo e fundit kishte rënë pre e propagandës së Ramës.

Shkruar nga Versus
Deklarata e saj për zgjedhjet, Berisha sulmon Marta Kos: Adhuruese pa
Fotomontazh: Rama dhe komisionerja Marta Kos, kryedemokrati Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish deklaratën e bërë ditë më parë nga komisionerja për zgjerimin, Marta Kos sa u takon zgjedhjeve të 11 majit duke i cilësuar ato si “zgjedhje të lira dhe të barabarta” pavarësisht se raporti i OSBE rendiste problematika.

Berisha thotë se komisionerja ka rënë pre e propagandës së paguar të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Marta Kos është një “adhuruese pa kushte e bëmave të Ramës”.

“PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.

Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij. Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët.  Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim”- u shpreh Berisha në konferencën për mediat. Versus.al

Poll