AKTUALITET /

VIDEO/ Flamur i IS*S dhe dhjetëra granata, çfarë u gjet në ‘strehën’ e 2 personave që kërcënuan policinë në Pukë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Flamur i IS*S dhe dhjetëra granata, çfarë u gjet në

Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Orosh të Pukës ky Erzen Uka 35 vjeç dhe Julian Cumrraku, 34 vjeç u mbyllën për 12 orë në një banesë të braktisur dhe kërcënuan efektivët e policisë se do të qëllonin drejt tyre nëse tentonin të hynin në banesë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan: 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

Në momentin që RENEA ka mbërritur në vendngjarje, njëri prej të arrestuarve ka qëlluar me armë zjarri brenda banesës dhe pasi u vetëdorëzua u zbulua se Erzen Uka kishte një plagë tejshpuese në kofshën e djathtë. Ai u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Versus.al

Poll