POLITIKË /

“Ç’domethënë kjo?”, Rama fermerëve: E thjeshtë të flisni nga vendi e të na thoni se duhet t’ju mbrojmë

Rama kërkoi që bashkitë të bashkëveprojnë më shumë me fermerët në mënyrë që këta të fundit të aksesojnë fondet e BE për bujqësinë.

Shkruar nga Versus

“Ç’domethënë kjo?”, Rama fermerëve: E

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët e Divjakës sa i takon skemës kombëtare 2026 për bujqësinë dhe nevojat e saj. Ai tha se duhet që bashkitë të bashkëveprojnë me fermerët për të marrë financimet e ardhura nga BE të cilat sipas tij po qëndrojnë aty në pritje.

Rama u kërkoi fermerëve të jenë më aktivë dhe të mos presin vetëm nga shteti.

“Kryetarët e bashkive dhe bashkitë duhet të jenë shumë më aktive në bashkëpunim me fermerët për të adresuar këto financime. Nuk duhet të ketë asnjë problem në rast se duhet një komponent agropërpunimi në një zonë bujqësore. Sepse bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura të përbashkëta për të marrë këto financime. Janë aty financimet, presin. Është shumë e thjeshtë të flasësh nga vendi dhe të thuash prit njëherë se duhet të na mbroni. Çfarë do me thënë kjo?”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa shtoi se duhet që të gjithë fermerët të mendojnë njëjtë si të ishin të mëdhenj pasi ka shembuj konkretë suksesi të ndërmarrjeve bujqësore.

“Unë besoj se shteti ka detyrë t’i qëndrojë pranë fshatit dhe këtij sektori më shumë se tjerëve për të njëjtat arsye që shteti u qëndron pranë edhe në vendet e tjera sepse është një sektor që ka brishtësinë e vetë. Mendoni si të mëdhenj. Nuk jemi më 10 vjet përpara flisnim e dukej sikur flisnim në erë. Sot në këtë territor ka shembuj konkretë suksesi”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

Poll