POLITIKË /

Doshi përgënjeshtroi lajmin e arratisjes, Berisha pranon se gaboi: SPAK shpërndau shpifje

Duke mos e specifikuar burimin, Berisha tha se informacionet e urdhrit të arrestit ndaj Tom Doshit, i kishte shpërndarë vetë SPAK-u.

Shkruar nga Versus
Doshi përgënjeshtroi lajmin e arratisjes, Berisha pranon se gaboi:
Sali Berisha

Sali Berisha e pranoi se shkrimi i publikuar prej tij ku pretendonte se Tom Doshi ishte arratisur nga vendi, ishte i gabuar dhe se nuk kishte as urdhër arresti ndaj kreut të PSD.

Por mes të tjerash ai pretendoi se informacionet për urdhër arrestin e Doshit dhe arratisjen e tij i kishte marrë nga burime pranë SPAK, të cilat nuk i specifikoi.

“Nga ky moment e tutje ajo që deri dje është njohur si SKAP do të quhet qendra kombëtare e shpifjes. Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe natën në Tiranë se ka prerë mandat arresti për Tom Doshin dhe në mëngjes lajmet po nga këto burime aty afër vinin se Toma është arratisur. Imagjinoni ju sesi i bëjnë hetimet këta dhe teknikat e tyre të hetimit. I ftoj shqiptarët që sa herë të kujtojnë fjalën SPAK të mendojnë qendra kombëtare e shpifjeve e mashtrimeve. Toma nuk është arratisur as nuk ka mandat arresti. Por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve”- tha Berisha. Versus.al

Poll