
Ministrisi i Drejtësisë Ulsi Manja e ka cilësuar refuzimin e Komisionit të Posaçëm 'Antikorrupsion' nga drejtësia si pavarësi të këtij sistemi në vendin tonë.
Manja është shprehur para gazetarëve se organet e drejtësisë janë të gatshëm të ofrojnë ekspertizë në procesin e diskutimeve të projektligjeve por jo pjesmarrje me ekspert të posaçëm të dedikuar.
Ai shtoi më tej se në këtë proces do të duhet të bashkërendohen kontributet e të gjithëve që të shkurtohet rruga që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
“Janë të gatshëm të ofrojnë ekspertizë në procesin e diskutimit të projektligjive ose drafteve por jo pjesëmarrje me ekspertë të posaçëm të dedikuar. Kjo shkon me të njëjtën gjatësi vale në pavarësinë që ka sistemi, ka thënë do u japim ekspertizë, por nuk vijmë me ekspertë aty. Është normale. Unë si ministër ofroj ekspertizën e posaçme për komisionin. Ka të bëjë me mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe çuarjen para të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë proces do duhet të bashkërendojmë kontributet e të gjithëve që ta shkurtojmë rrugën tonë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Janë treguar të gatshëm të ofrojnë ekspertizë, por jo me prezencë. Nuk besoj se është normale që prokurorët të atashohen pranë komisionit të posaçëm, por janë gati të ofrojnë ekspertizë siç na e kanë dhënë. Kemi një praktikë të konsoliduar të bashkëpunimit me organet e drejtësisë”, tha Manja./Versus.al







