POLITIKË /

E ka menduar dorëheqjen? Berisha: E bëra në 2013-ën kur zgjedhjet nuk ishin farsë elektorale

Berisha u arsyetua duke thënë se dorëheqjen e kishte dhënë edhe në 2013-ën dhe se asnjë rezultat të mirë nuk pati.

Shkruar nga Versus
E ka menduar dorëheqjen? Berisha: E bëra në 2013-ën kur
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për mediat u pyet nga gazetarët nëse ka menduar ndonjëherë të tërhiqet nga drejtimi i PD dhe t’i hapë rrugë një lidershipi të ri për të rrëzuar Ramën.

Ai tha se një gjë të tillë e bëri në 2013-ën pasi humbi zgjedhjet të cilat tha se asokohe nuk ishin farsë. Sipas Berishës, një pyetje e tillë nuk duhet t’i bëhet atij duke pretenduar se në 2013-ën u largua për t’u hapur rrugë të rinjve.

“E kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Kjo pyetje nuk duhet të më shtrohet mua se unë humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë dhe dhashë dorëheqjen. Një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, por anëtarësia e PD. Unë e mbështeta pasi u zgjodh. Por nuk mund të thuash se nuk ishte i ri. Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai. Të tjerë ka me mijëra, se unë nuk besoj në të pazëvendësueshëm. Unë e kam provuar atë, jam njeriu që kam provuar dhe kam vepruar shumë drejtë. Mendova se një gjeneratë e re do jetë shans i madh për forcën politike”- deklaroi Berisha. Versus.al

 

Poll