Deputetja e PS, Brunilda Mersini u zyrtarizua mbrëmjen e djeshme si kandidatja për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 9 nëntor. Duke qenë e para kandidate grua, Mersini e konsideroi këtë si një përgjegjësi të madhe, ndërsa tha se Vlora është përfshirë në dinamikat e zhvillimit ekonomik.
‘’Vlora është një qytet që ka dinamika. Sot presim aeroportin, presim që Vlorën ta bëjmë një derë të hapur për Evropën dhe brand ekonomik që ky qytet të jetojë edhe në dimër jo vetëm në verë’’- tha Mersini gjatë prezantimit të saj në degën e PS në Vlorë.
Në kushtet kur do të kandidojë për bashkinë e Vlorës, Mersoni do të japë dorëheqjen nga posti i deputetes që e mori në zgjedhjet e 11 majit. Kujtojmë se Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashkiak pas situatës së krijuar në bashki. Versus.al







