POLITIKË /

Për herë të parë PS kandidon një grua për bashkinë e Vlorës, ja kush e zë vendin e Mersinit si deputete

Briseida Cakërri do të ulet në Kuvend në karrigen që do të lërë bosh, Mersini e cila do kandidojë si kryebashkiake.

Shkruar nga Versus

Për herë të parë PS kandidon një grua për

Për herë të parë, Partia Socialiste ka vendosur që në garën për bashkinë e Vlorës të kandidojë një zonjë. Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e socialistëve duke lënë mandatin e deputetes që e mori më 11 maj.

Pritet që në Kuvend ta zëvendësojë Briseida Cakërri e cila renditej pas Mersinit në listën e kandidatëve të 11 majit. Më herët Mersini ka mbajtur postin e drejtoreshës së spitalit të Vlorës.

Që prej shpalljes së pavarësisë në 1912, në Vlore ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje. Versus.al

Poll