POLITIKË /

“E patë ku përfundoi Shabani”, Berisha për Shehajn dhe Lapajn: Mos bëni opozitën e opozitës

Shkruar nga Versus
“E patë ku përfundoi Shabani”, Berisha për Shehajn
Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Sali Berisha

Sali Berisha u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me Agron Shehajn e partisë “Mundësia” dhe Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se krahasimi që Shehaj dhe Lapaj bëjnë mes PS dhe PD nuk i bën shërbim vendit, por bën opozitën e opozitës.

“Plotësisht dakord. Ne kemi ftuar të gjithë partitë. Ka një problem, opozitë dhe pseudopozitë apo opozitë e opozitës. Ju e patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë. Unë përshëndes zotin Lapaj që proteston aty, jep shembull personal.

Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur ndaj partisë së zotit Shehaj, por ambiguiteti i tyre dhe krahasimi që bëjnë midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës. Se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat”- tha Berisha. Versus.al

Poll