POLITIKË /

“Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve”, Berisha: Jemi betuar, nuk i ndahemi Ramës derisa ta largojmë

Berisha tha se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në rrëzimin e Ramës.

Shkruar nga Versus

“Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve”, Berisha: Jemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati sot një bashkëbisedim në rrjete sociale me ndjekësit e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Sa i takon metodës që do të ndjekë opozita për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, Berisha tha se nuk përjashtohet as ngujimi i grupit parlamentar.

Ai tha se do të përdoren të gjitha mjetet dhe se nuk duhet të ketë iluzione derisa Rama të largohet nga pushteti.

“Ngujimi i grupit parlamentar është një akt absolutisht ndër më të mundshmit, por asgjë nuk përjashtohet. Besoj se rrëzimin e diktaturës duhet ta bëjë populli shqiptar, por të gjitha mjetet do të përdoren.

Të gjitha rrugët do të ndiqen, nuk duhet të kemi iluzion. Një gjë ju them, ne jemi të betuar, për këtë ta dijë çdo shqiptar. Sot jemi të betuar se, nuk do ti ndahemi gjer në largimin e tij nga pushteti. Dhe kjo është prova jonë, jam plotësisht dakord me ty, por kjo është prova edhe e shqiptarëve, dhe ne bashkë me shqiptarët do e largojmë këtë nga pushteti”- tha Berisha. Versus.al

Poll