POLITIKË /

“E thjeshtë të rrish opozitë me rroga deputeti”, demokrati-Berishës: Po na dekurajoni, promovoni figura pa rezultate

Kritikës së bërë nga demokrati, Berisha iu përgjigj shumë shkurt duke pretenduar se do të ketë korrigjime.

Shkruar nga Versus

“E thjeshtë të rrish opozitë me rroga deputeti”,  
Pasditen e djeshme, kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Degës Nr.9 në Tiranë ndërsa një i ri i cili ishte i pranishëm nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryedemokratit.

Ai u shpreh se ishte aktivizuar në PD që prej 2013-ës dhe se dekorajohet kur sheh që ata që përpiqen nuk vlerësohen dhe prpmovohen figura që nuk japin rezultate. I riu i tha Berishës se është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. 

“Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultatet e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën.

Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. Analiza që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë jam aktivizuar kur ishim në opozitë. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD. Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të painkurajuar, mezi mbushim komisionet.

Më duket habi që të merremi kaq shumë kohë vetëm me një çështje. Kjo PD që është mbledhëse e 600 mijë votave, nuk besoj se vetëm një temë për të folur gjatë gjithë kohës. U çuditëm si u morëm një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim në resurset tona.”-tha ai.

Ndërsa Sali Berisha iu përgjigj shkurt të riut duke thënë: “Faleminderit për sugjerimet që ke bërë. Ardhja e deputetëve te ju duhet dhe do të jetë konstante. Do e korrigjojmë.”-iu përgjigj kryedemokrati. Versus.al

Poll