POLITIKË /

‘Edhe këtu i vidhni’, deputeti Sula: Bashkia nuk i publikon gjobat brenda 14 ditëve që të paguhen 100%

Denoncimi i deputetit Sula- Mos publikimi i gjobave në sistem është përshkak se gjoba të paguhet 100%.

Shkruar nga Versus
‘Edhe këtu i vidhni’, deputeti Sula: Bashkia nuk i publikon
Dashnor Sula

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula ka treguar sot në Kuvend trukun e tij për të parë se si Bashkia e Tiranës po vjedh qytetarët. Sula është shpehur se e kishte parkuar makinën me kastile keq sapo kishte parë Policinë Bashkiake. Dhe teksa kishte shkuar tek posta për ta paguar brenda 14 ditëve pasi gjoba zbret në 50% sipas rregullit të vendosur nga Bashkia, shihet që shuma për ta paguar nuk kishte dal në sistem. Sipas deputetit mos publikimi i gjobave në sistem është përshkak se gjoba të paguhet 100%.

'Vendosa makinën tek stadiumi Dinamo për të marrë një gjobë. Kastile. Sepse pashë punonjësit e bashkisë. Miratuam një ligj për qytetarët që paguajnë gjobën brenda 14 ditësh i zbret gjobën 50%. Por bastardi i bashkisë ka dhënë urdhër policëve bashkiakë, po i vidhni qytetarët shqiptarë, nuk i publikojnë gjobat. Sot shkova te posta. Nuk dalin gjobat vetëm që të kalohet afati 14 ditor, që të paguhet 100% gjoba. Edhe këtu i vidhni. Nuk lini mundësi pa vjedhur.' u shpreh deputeti Sula.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për përdorimin e automjeteve luksoze me targa të personalizuara nga persona që, sipas tij, nuk janë zyrtarë shtetërorë.

'Duke ardhur sot në parlament. Eskorta e policisë me sirenë dhe shumë ngushtë, hapa rrugën çfarë pashë, një makinë Mercedez Maybach me një targe private. Mendova si zyrtar shtetit, nuk ekzistonte makina. I kërkova policëve nuk ekziston në sistemin e targave. Nuk ishte kryeministri. Do jetë një kriminel. RY 118 Mercedez maybach 150 mijë euro. Pse kjo makinë shtetërore me targë të personalizuar ,250 mijë euro. E sfidoj ministrin e Brendshëm që kjo targë nuk ekziston.'/Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: