Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me kandidatët e PS për deputetë në Durrës. A u përqendrua tek domosdoshmëria e anëtarësimit në BE dhe garancia që kjo gjë ofron për Reformën në Drejtësi.
Duke marrë si shembull një situatë hipotetike, Rama tha se nëse nuk anëtarësohemi në BE mund të ndodhë që në vijim dikush në krye të PS të ndryshojë qasje.
“PS është forca që do fusë Shqipërinë në BE. Praktikisht nuk është se do na e lënë ne këtë besim. Se edhe ne, edhe PS nëse Shqipëria nuk është në BE në process në vite, mund të ndryshojë qasje. Mund të vijë dikush tjetër të thotë, nuk do rri çdo ditë të duroj çfarë bën prokuroria e gjykata. Bjere shpatën këtu t’i jap fund këtij muhabeti. Ky është thelbi i 11 majit”- deklaroi Rama duke nënvizuar se BE është garancia për Reformën në Drejtësi. Versus.al







