POLITIKË /

“Edi Rama do të jetë krenaria e kombit/ Kryeministri i përgjigjet Ulsi Manjës: Për pjesën time flas vetë!

Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën.

Shkruar nga Versus

“Edi Rama do të jetë krenaria e kombit/ Kryeministri i

Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën.

Batuat erdhën pasi ministri Manja deklaroi se Edi Rama do të jetë krenari e kombit shqiptar kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së.

“Kryeministri jo vetëm na bën krenar në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tryezën e BE Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Mos harroni numrin 5 në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.

Në përgjigje, Rama tha: “E para njëherë dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte e Ulsiut. Jo se PS nuk merr mandatin e pestë. Por për pjesën time flas vetë. Duhet sqaruar kjo se Ulsiu ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po, do thonë ky di një gjë, por nuk di.”

Më tej Rama vijoi duke thënë: “Më vjen mirë që jam sot në këtë sallë që është siç i ka hije ambicies së Pjerinit (Ndreut) për Lezhën. Kam ardhur shpesh, kemi patur takimi entuziaste, kemi mbjellë fitore shumë të bukur, por më ka munduar fakti se salla ishte në pikë të hallit. Por sot më vjen mirë që nuk është vetëm pamja e rinisë së Lezhës por edhe ky mjedis në që është në lartësinë e Pjerinit për Lezhën.

Deri më 11 maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithçka kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë qarku. Ndërkohë që në Mirditë kemi bërë goxha punë, por aty drejtimi i Bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë  mundësia për të folur çfarë do të bëjmë akoma.”

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: