POLITIKË /

Ermal Hasimja heq dorë nga kandidimi në Tiranë: Procesi u mbyll, do i rikthehem jetës time të mëparshme

Hasimja shprehu mbështetjen e plotë për kandidaturën e pavarur të Florjan Binajt i cili mbështetet tashmë nga partitë opozitare.

Shkruar nga Versus

Ermal Hasimja heq dorë nga kandidimi në Tiranë: Procesi u mbyll,

Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar mbrëmjen e djeshme lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidaturës së opozitës për bashkinë e Tiranës. Duke marrë në konsideratë faktin që PD shprehu mbështetjen për aktorin Florjan Binaj, Hasimja shprehu tërheqjen duke e cilësuar procesin si të mbyllur tashmë.

Mes të tjerash, Hasimja shkroi se e mbështet plotësisht kandidaturën e Florjan Binajt për kryebashkiak të Tiranës.

“Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.

Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj. Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur”- thuhet në reagimin e tij në rrjetet sociale. Versus.al

Poll