POLITIKË /

Ermal Hasimja shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: “Jam gati të përfaqësoj opozitën si i pavarur”

Hasimja, një prej emrave që ishte përfolur si kandidat i mundshëm, konfirmoi zyrtarisht se do të garojë për kreun e Bashkisë së Tiranës si kandidat i pavarur, pa logo partie, por duke kërkuar mbështetjen e forcave kryesore opozitare.

Shkruar nga Versus

Ermal Hasimja shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës:

Ermal Hasimja ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke u vetëkandiduar si një alternativë e pavarur dhe përbashkuese për opozitën. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania me gazetaren Greta Topjana, Hasimja deklaroi se vendimi i tij vjen në përgjigje të thirrjes publike të liderit të PD-së, Sali Berisha, i cili ftoi emra të ndryshëm të shprehin interesin për garën, sipas kritereve të përcaktuara.

Hasimja, një prej emrave që ishte përfolur si kandidat i mundshëm, konfirmoi zyrtarisht se do të garojë për kreun e Bashkisë së Tiranës si kandidat i pavarur, pa logo partie, por duke kërkuar mbështetjen e forcave kryesore opozitare.

Ermal Hasimja shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës:

“Pozicioni më logjik për një opozitë të bashkuar është të dalë me një kandidat të pavarur, të mbështetur nga sa më shumë parti opozitare. Duke pasur këtë mundësi, po i drejtohem z. Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, në përputhje me kriteret e përcaktuara prej tij”, tha Hasimja.
Me këtë lëvizje, ai bëhet kandidati i parë që vetëpropozohet publikisht për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në një kohë kur opozita ndodhet në kërkim të një figure të unifikuar për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Hasimja i kërkon Berishës dhe opozitës ta shqyrtojnë zyrtarisht kandidaturën e tij si një mundësi reale për bashkimin e votës kundër mazhorancës.

 

Poll