Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për emisionin “Opinion” u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për disa prej figurave që kanë dominuar jetën politike të Shqipërisë përgjatë viteve të tranzicionit.
I pyetur për të ndjerin Fatos Nano, Rama e quajti shumë të talentuar, por me pak vullnet. Me këtë përgjigjie të dhënë, pyetja e moderatorit u shtri më tej duke e pyetur për personin që sipas tij është më i vullnetshmi.
Rama duke mos iu referuar me emër, por duke e nënkuptuar e quajti Berishën si më të vullnetshmin në të keqen e vetë.
"Fatos Nano? Shumë talent, pak vullnet. Më i vullnetshmi në të keqen e vet është miku yt. Nuk ia nxë emrin unë tani. Më i vullnetshmi në të keqen e vet është miku yt. Për Metën, kam shkruar në libër. Është raporti që ka qenë vijimësisht."-tha Rama. Versus.al

