POLITIKË /

Forumi Strategjik i Bledit, mbërrin në Slloveni edhe kryeministri Edi Rama, çfarë pritet të diskutohet

Kjo është një ngjarje e rëndësishme që përfshin liderë dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar çështje globale dhe rajonale

Shkruar nga M.H
Forumi Strategjik i Bledit, mbërrin në Slloveni edhe kryeministri Edi
Foto nga Forumi

Kryeminstri Edi Rama ka mbërritur në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strtegjik të Bledit, i cili do të mbahet dy ditë.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme që përfshin liderë dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar çështje globale dhe rajonale.

Forumi Strategjik i Bledit është një platformë për dialog dhe këmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballin kombet dhe rajonet.

Qëllimi është të ofrojë një mundësi për liderët politikë, akademikë dhe ekspertë të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për çështje strategjike dhe globale.

Kreu i qeverisë është i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Ndërsa Kosova përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Shqetësimet globale trajtohen në mënyrë të barabartë në mbarë botën dhe sigurojnë që jeta njerëzore të jetë e tillë vlerësohet njësoj kudo. Duhet të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të shkojmë drejt më shumë politikë e përgjegjshme”, shkruhet në faqen e Forumit./ Versus.al 

Poll