
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zgjedhur ta kalojë natën e ndërrimit të viteve përpara Kryeministrisë, ku prej rreth një muaji po zhvillon protestën e tij.
Së bashku me mbështetësit, Lapaj ka shtruar darkën e fundvitit poshtë zyrës së kryeministrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai uroi shqiptarët për Vitin e Ri dhe ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e radhës më 4 janar, në orën 12:00, duke theksuar se tubimi do të mbahet pavarësisht kushteve të motit.
'Gëzuar njerëz të mirë!
Deri në 12 me të shtëpisë, pas 12-ës ju pres në shesh. Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht! 'shkruan kreu i “Shqipëria Bëhet”./ Versus.al

