POLITIKË /

Fredi Beleri në burg, Parlamenti Europian i dërgon letër: Je zgjedhur….

Në letër thuhej se ai është zgjedhur si nënkryetar i dytë i Komisionit të Petecioneve të Parlamentit Europian.

Shkruar nga B.SH
Fredi Beleri në burg, Parlamenti Europian i dërgon letër: Je
Fredi Beleri

Disa ditë pas betimit të tij si deputetet Fredi Beleri ka marrë një letër nga Parlamenti Europian.

Në letër thuhej se ai është zgjedhur si nënkryetar i dytë i Komisionit të Petecioneve të Parlamentit Europian.

Lajmi për këtë pozicion Beleri e ka marrë në qeli ku po vuan dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it.

“Falënderoj kolegët e mi për zgjedhjen time nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, për të cilën u informova në burg. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur. Së shpejti aventura ime do të përfundojë dhe unë do të mund të kryej me votë detyrat që më kanë besuar qytetarët grekë” është shprehur Beleri pas lajmit të marrë nga Parlamenti Europian.

Poll