POLITIKË /

Fushata elektorale dhe vota e diasporës, Celibashi: Kemi komunikuar me SPAK për denoncimet

Shkruar nga Versus
Fushata elektorale dhe vota e diasporës, Celibashi: Kemi komunikuar me SPAK
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Pas takimit me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi foli për mediat lidhur me ecurinë e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor të diasporës.

Ai tha se deri më tani, ka patur komunikime me SPAK për disa denoncime të ndryshme të bëra.

“Kemi patur komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme të procesit zgjedhor, për denoncime të bëra në këtë strukturë dhe informacione që kanë ardhur në KQZ. Do duhet ta bëj me dije e kemi vendosur t’u japim në dispozicion çfarë është kërkuar”- tha Celibashi.

Sa i takon ankesave të zgjedhësve të diasporës, Celibashi tha se deri më tani vetëm 7 prej tyre janë ankuar se nuk kanë marrë ende zarfin.

“Nuk e di a janë të majtë a të djathtë, zgjedhësit që ankohen për procesin zgjedhor. Nëse dikush ka ankesa le ta depozitojë shqetësimin në KQZ. Nuk jam në gjendje sesa janë ankuar në rrjete sociale, por deri tani në KQZ janë vetëm 7 zgjedhës që ankohen se nuk e kanë marrë fletën e votimit”- shtoi kreu i KQZ.

Më tej rikonfirmoi se kompania postare DHL ka detyrimin të mbajë zarfet në zyrat e saj deri më 8 maj. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: