POLITIKË /

Fushata në diasporë, Rama niset për në Nju Jork

Shkruar nga Versus

Fushata në diasporë, Rama niset për në Nju Jork

Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Nju Jorkut për të rinisur turin e ndërprerë “Krenar për Shqipërinë” me takime me shqiptarët në diasporë.

Bëhet me dije se takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e së shtunës, në orën 11:00 me orën lokale.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit si në takimet e tjera.

Ndërkohë, fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit Rama.

Në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik.

Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: