POLITIKË /

“Fushatë nga qelia”, Ilir Meta shpalos programin për zgjedhje nga “313”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burgun "313", ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit të tij përmes një audio-mesazhi të regjistruar, i cili u transmetua gjatë Konventës së Partisë së Lirisë në Tiranë.

Shkruar nga Versus

“Fushatë nga qelia”, Ilir Meta shpalos programin për

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burgun "313", ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit të tij përmes një audio-mesazhi të regjistruar, i cili u transmetua gjatë Konventës së Partisë së Lirisë në Tiranë.

Në fjalën e tij, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, për arrestimin e tij.

Meta prezantoi gjithashtu programin e Partisë së Lirisë, duke theksuar pesë prioritete kryesore:
 Ndalimi i shpopullimit: Ulja e taksave dhe ofrimi i kredive për çiftet e reja, si dhe mbështetje për nënat me dy ose më shumë fëmijë.
Transport falas për pensionistët: Sigurimi i transportit publik pa pagesë për të moshuarit.
Mbështetje për fermerët: Rritja e mbështetjes për sektorin e bujqësisë me qëllim që Shqipëria të kthehet në një fuqi prodhuese.
Nxitja e sipërmarrjes së re: Dhënia e një granti prej 20 mijë eurosh për çdo person që nis një biznes të ri. Rritja e eksporteve: Fokusimi në rritjen e eksporteve për të përmirësuar ekonominë e vendit.Meta theksoi se programi social dhe ekonomik i partisë është plotësisht i zbatueshëm dhe synon të përmirësojë jetën e qytetarëve shqiptarë.  

Kujtojmë që Ilir Meta u arrestua në tetor të vitit të kaluar nga agjentët e BKH-së, dhe aktualisht përballet me akuza për korrupsion në disa çështje, përfshirë dosjen e njohur si CEZ-DIA dhe përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni. /Versus.al/

Tags:

ilir meta

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: