Gjatë konferencës së Kurtit për shtyp ku njoftoi se nuk kishte arritur një marrëveshje me partitë opozitare për të zgjidhur ngërçin, pati edhe një moment që shkaktoi të qeshura tek gazetarët e pranishëm dhe tek vetë kryeministri në detyrë.
Teksa i sfidoi gazetarët t’i gjenin një shtet tjetër në Evropë ku partia e parë të ishte më e madhe se dy partitë e tjera të marra së bashku, gazetarët i përmendën Shqipërinë dhe Kurti e pranoi si fakt duke shkaktuar më pas të qeshura.
Pjesë nga konferenca:
Kurti: Unë mendoj se kur kemi parasysh propagandën, të jesh më i madh se partia e dytë dhe e tretë e marrë së bashku, kjo është e paparë në Evropë. Më gjej një shtet tjetër në Evropë ku partia e parë të jetë më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku.
Gazetarja: Shqipëria
Kurti: Po Shqipëria, e vërtetë (qesh)
Salla shpërthen në të qeshura
Kurti: Vetëm në Shqipëri e Kosovë është një shembull i tillë, nuk ka vend tjetër në Evropë. Versus.al







