Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete, Zegjine Çaushi, ka vijuar me stilin e saj thumbues në fushatën zgjedhore, duke tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale. Në një dalje të fundit publike, ajo iu drejtua “kundërshtarit” të saj në qark, Gazment Bardhit, me një video të drejtpërdrejtë nga podiumi, duke e ironizuar në mënyrë të hapur.
Momenti shkaktoi të qeshura në shesh dhe nuk kaloi pa reagim as nga kryeministri Edi Rama, i cili u pa duke qeshur me batutat e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Çaushi përdor tone satirike në fjalimet e saj, duke e kthyer komunikimin elektoral në një arenë thumbash ndaj opozitës. Retorika e saj duket se po gjen jehonë në publik, sidomos në rrjetet sociale, ku videot e saj po shpërndahen gjerësisht. /Versus.al/








