POLITIKË /

Gjermania na merr edhe… politikanët! Si rrallë të tjerë, marrin pushime për të ndjekur Kombëtaren (FOTO)

Jeta parlamentare në vend është pothuajse inekzistente për shkak se shumica e deputetëve të Kuvendit ndodhen në Gjermani ku ndjekin ndeshjet e kombëtares.

Shkruar nga B.V
Gjermania na merr edhe… politikanët! Si rrallë të
Kombëtarja shqiptare, ministri Balla dhe presidenti Begaj me djalin e tij në ndeshjen Shqipëri-Kroaci

Që prej javës së kaluar jeta politike e vendit është pothuajse në një qetësi totale pavarësisht tensioneve që përfshinë skenën politike ditë më parë për shkak të mos pranimit të kërkesës së kryedemokratit Sali Berisha për interpelancë me kryeministrin Edi Rama me pretendimin se familjarët e këtij të fundit kishin përfituar para nga tendera publikë.

E gjithë kjo pauzë në skenën politike erdhi për shkak të kampionatit ‘Euro 2024’, hera e dytë që kombëtarja shqiptare merr pjesë në një kampionat europian të futbollit. Me këtë rast një pjesë e madhe e deputetëve, kërkuan që seanca plenare e planifikuar për t’u zhvilluar të enjten e javës së kaluar, të përshpejtohej me një ditë, pasi siç duket kishin përcaktuar kalendarin e aktiviteteve të tyre për të ndjekur kombëtaren në Gjermani ku luhet kampionati.

Të gjitha zhvillimet politike apo denoncimet për skandale duket se u zbehën para kampionatit europian, me deputetët të cilët pavarësisht se paguhen për të qenë prezentë në qarqet e tyre për të ndjekur problematikat e qytetarëve, e marrin të drejtën për të bërë një javë totalisht pushim pavarësisht se ende nuk janë marrë pushimet verore zyrtare.

Të fokusuar në kampionatin europian duket se kanë qenë edhe krerët e shtetit, si kryeministri Edi Rama apo kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe ministra të kabinetit qeveritar në rrjetet sociale të të cilëve së fundmi nuk publikohet gjë tjetër veçse postime rreth kombëtares shqiptare, ndërsa çdo aktivitet tjetër duket se ka ‘ngrirë’.

Gjermania na merr edhe… politikanët! Si rrallë të
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama në Dortmund, 15 qershor (Itali-Shqipëri 2-1)

Krerët e shtetit shqiptar në këtë aspekt kanë qenë të ngjashëm pak me ato të Kroacisë të cilët po ashtu kanë qenë mjaft aktivë duke postuar rreth kombëtares, ndërsa kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka qenë vetë i pranishëm në ndeshjen e fundit të kroatëve përballë Shqipërisë ku barazuan 2-2.

Gjermania na merr edhe… politikanët! Si rrallë të
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe presidenti shqiptar Bajram Begaj, 19 qershor (Shqipëri-Kroaci 2-2)

Në fotot e publikuara nga Plenkoviç shfaqet edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj i cili po ashtu ndodhej në Hamburg të Gjermanisë nga ku ndoqi edhe ndeshjen në shoqëri të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ish-deputetit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me të cilin u shfaqën në një tavolinë ku ndodheshin edhe familjarët e presidentit. 

Gjermania na merr edhe… politikanët! Si rrallë të
Ish-deputeti Gramoz Ruçi, presidenti Bajram Begaj, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, 19 qershor

Nga ana tjetër lideri i shtetit tjetër ballkanik, presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se nuk ka qenë tepër aktiv në postimet për kombëtaren serbe.

Përndryshe, që në ndeshjen e parë të kombëtares tonë, atë kundër Italisë të luajtur të premten më 15 qershor, kryeministri Edi Rama ka publikuar vazhdimisht foto e video nga Dortmundi ku u luajt ndeshja. Ai ka qenë i pranishëm në stadium i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Ndërsa, një ditë para ndeshjes ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, Versus.al siguroi një dokument të një tenderi “urgjent” të bashkisë Tiranë me të anë të të cilit kërkohej transport drejt Dortmundit ditën kur kombëtarja shqiptare luante përballë Italisë. Tenderi ku përfshiheshin dy bileta, njëra vajtje tjetra ardhje kushtoi në total 3.5 mln lekë të vjetra. Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka në shesh teksa ndiqte ndeshjen, duke shuar kështu aludimet se mund të ishte ai zyrtari që mund të ishte nisur drejt Gjermanisë me paratë e taksapaguesve të bashkisë së Tiranës. Por institucioni nuk reagoi se për çfarë detyre urgjente të ndonjë nënpunësi duhej prerja e një bilete që kushtoi 3.5 mln lekë të vjetra.

Pavarësisht se evropiani zhvillohet në Gjermani, kancelari gjerman Olaf Scholz nuk është shfaqur në asnjë prej ndeshjeve të deritanishme të gjermanëve ndryshe nga paraardhësja e tij Angela Merkel. Njëjtë edhe presidenti francez Manuel Macron i cili njihet si mbështetës i flaktë i kombëtares franceze, këtë herë nuk ka bërë thuajse asnjë postim mbi skuadrën e Francës pasi duket se po merret me disfatën e partisë së tij në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Së fundmi, por jo nga rëndësia kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zgjedhur të mos jetë e pranishme në stadium gjatë ndeshjes së Italisë me Shqipërinë dhe as në rrjetet sociale nuk ka postuar.

Përveç figurave të mazhorancës, edhe deputetë opozitarë janë të përqendruar tek rrugëtimi i komnëtares përderisa marrin pjesë në studio ku komentohet mbi këtë pjesë si rasti i Ervin Salianjit në “Top Arena”. Ish-deputeti Belind Këlliçi u shfaq në Hamburg ku ndoqi ndeshjen e Shqipërisë përballë Kroacisë që doli në barazim.

Gjermania na merr edhe… politikanët! Si rrallë të
Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi në Hamburg, 19 qershor

Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha e ka ndryshuar fokusin e postimeve të tij në rrjetet sociale duke u marrë më së shumti me kombëtaren kuqezi, prej magjisë të së cilës nuk mund të mos merrte as ish-kryeministri. 

Për këtë arsye, marrja nën hetim nga SPAK e ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu për tendera sekretë gjatë Covid-19, nuk bëri bujën e pritshme pavarësisht se kjo ishte hera e parë që Prokuroria e Posaçme merr nën hetim një ministër në detyrë, ndryshe nga herët e tjera kur Rama paraprinte me shkarkime.

Shqipëria luan të hënën ndeshjen e saj të nxehtë, atë me Spanjën ndërsa vuloset fati i saj për kalimin nga grupi, ndërsa duket se “maratona” e ekipit kuqezi është kthyer në një festë zyrtare për ligjvënësit tanë. Nga një kërkim që bëri Versus.al asnjë shtet tjetër evropian nuk ka paralizuar jetëm parlamentare për tu dhënë mundësinë “shërbyesve” të popullit të ndjekin nga tribuna me çmime të kripura ndeshjet e “Euro 24”. Shërbyesit në tribunë, sovrani atje ku e meriton…Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: