Bashkia e Tiranës do të shpenzojë më shumë se 3.5 milionë lekë të vjetra për të blerë një biletë vajtje-ardhje në Gjermani.
Tenderi për blerjen e biletave, është hapur ditën e djeshme dhe është mbyllur brenda dy orësh me dy kompani udhëtimit fituese, njëra për biletën vajtje dhe tjetra për biletën e kthimit. Bashkia ka kërkuar që nisja nga Tirana drejt Dortmundit të bëhet në orën 13:10 të ditës së sotme dhe mbërritja në orën 15:50.
Rastësia e madhe është se bileta e prerë koicidon me vendin ku do të luhet edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, pra në Dortmund.
Për biletën e vajtjes, pas detajeve të tenderit, Versus.al mëson se do të paguhen 148 mijë lekë të reja ose thënë ndryshe rreth 1.5 milionë lekë të vjetra. Bileta është prerë nga kompania “Amadeus Traëel and Tours”.

Ndërsa kthimi në Tiranë do të bëhet në datën 16 qershor, pas ndeshjes së kombëtares dhe pritet që avioni të ulet në prën 00:55 pas mesnate. Çmimi i biletës së kthimit prej 189 mijë lekësh të reja (1.9 milionë lekë të vjetra), përfshin edhe bagazhet e udhëtarit dhe është fituar nga kompania “VIVA O”.

Detajet e biletës së vajtjes dhe të ardhjes, përkojnë plotësisht me ndeshjen që mbahet të shtunën në Dortmund ku Shqipëria përballet me Italinë në orën 21:00. Për të ndjekur këtë ndeshje edhe deputetë të Kuvendit janë nisur drejt Gjermanisë, gjë që u bë shkak për përshpejtimin e seancës plenare të së enjtes. Por siç duket bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë fondet publike për një biletë të një personi që duket se do ndjekë ndeshjen e kombëtares. Versus.al







