POLITIKË /

“Gjysma e burrave janë çyrykë”/ Berisha reagon nga Kamza për deklaratën e Ramës: Qafën e Buallit s’e kishe kaluar pa të tredhur dibranët

Berisha tha se Rama nuk e kishte kaluar dot Qafën e Buallit, pa e tredhur dibranët. Por, shtoi se “dibranët janë të mençur, dhe e dinin se i tredhuri nuk tredhet më”.

Shkruar nga Versus

“Gjysma e burrave janë çyrykë”/ Berisha reagon nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kamza, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit tha në takimin me gratë në Dibër se “gjysma e burrave janë çyrykë, nëse votojnë sërish ‘kënetën’”.

Berisha tha se Rama nuk e kishte kaluar dot Qafën e Buallit, pa e tredhur dibranët. Por, shtoi se “dibranët janë të mençur, dhe e dinin se i tredhuri nuk tredhet më”.

Sali Berisha: Dua t’i them Edi Ramës sot një fjalë, që shkon me Kanun dhe me ligj. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku u tha grave se gjysma juaj i ka burrat çyrykë. I them Ramës se në ligj e në Kanun, Qafën e Buallit s’e kishe kaluar kurrë, pa të tredhur dibranët. Por ata, nuk ka burra më të mençur, e dinin se i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi.

Tags:

berisha rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: