POLITIKË /

Grida Duma i përgjigjet Ilir Metës: Jam gati të vij në burg

Pas transmetimit të emisionit Top Story të martën mbrëma në Top Channel, reagimi nuk vonoi nga qelia ku ndodhet Ilir Meta.

Shkruar nga Versus
Grida Duma i përgjigjet Ilir Metës: Jam gati të vij në burg
Ilir Meta dhe Grida Duma

Pas transmetimit të emisionit Top Story të martën mbrëma në Top Channel, reagimi nuk vonoi nga qelia ku ndodhet Ilir Meta. Përmes një deklarate, ai kritikoi balancën e të ftuarve në emision, duke theksuar se përballë tre gazetarëve ishte i pranishëm vetëm avokati i tij.

Moderatorja e emisionit, Grida Duma, nuk e la pa përgjigje. Në një reagim të drejtpërdrejtë, ajo theksoi rëndësinë e balancës mes palëve në debat, por shtoi se përfaqësimi më i mirë i mundshëm për Metën ishte pikërisht avokati i tij. “Askush tjetër nuk do kishte qenë më i përshtatshëm për të sqaruar dosjen,” tha Duma. Në stilin e saj të njohur sfidues, ajo e mbylli reagimin me një deklaratë të fortë: "Jam gati të vi në burg."

Deklarata e Grida Dumës:

Kërkesës së Metës për një intervistë, Duma i përgjigjet pozitivisht, duke thënë se nëse kjo do të mundësohet në kushtet e tij, do të realizohet.

Zoti Meta e ka parë me vend dhe gjëja e parë që kam parë në reagimin e drejtuar personalisht të shënojë gjithçka që ka dëgjuar duke e dëgjuar emisionin e mbrëmshëm nga 313. Ka shënuar gjithçka në dekriptimin e asaj dosjeje mbrëmë në Top Story.

Ilir Meta qartëson që kërkon një intervistë apo një panel të bërë qoftë edhe në gjendjen e burgosjes ku ai është.

Është hera e parë që Ilir Meta qartëson sa i përket lobimit dhe emrave që mendon se janë përgjegjës. Kjo është një transparencë për publikun. Ndër të tjera ka qenë një mesazh i gjatë në Facebook.

Ilir Meta me normalitetin e tij, ose siç e ka parë ai, thotë që në këtë studio ishte vetëm avokati i tij i vendosur përballë tre gazetarëve dhe e konsideron që ka qenë një lloj mospariteti palësh mbrojtëse dhe sulmuese.

Është e rëndësishme për ne në Top Story, kemi ftuar mbrëmjen e djeshme dhe zotin Genc Gjokutaj, por na thanë se mbrojtjen e kishte marrë avokati Kujtim Cakrani.

Për ne e rëndësishme nuk është të vendosim palët në ndonjë kënd, sesa për të vendosur palët për të qartësuar ndokënd për transparencën.

Vendosëm gazetarët që njohin dosjen dhe jo analist duke ruajtur etikën. Nuk harruam qëndrime që i kemi mbajtur që në krye të herës sa i përket mënyrës sesi është arrestuar.

Kjo intervistë nëse do na mundësohet, patjetër që do e bëjmë. Balanca e palëve është e rëndësishme, jemi përpjekur që palët të jenë të përfaqësuara dhe e mbrëmshma më mirë se avokati i tij nuk do të kishte pasur dot mundësi tjetër për të qartësuar dosjen. Versus.al

Poll