POLITIKË /

“Hapni sytë, Vlora ka arritur majat’, deliron kandidatja socialiste: Hënën nuk jua japim dot! (VIDEO)

Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një deklaratë e pazakontë nga një kandidate e Partisë Socialiste në Vlorë ka tërhequr vëmendjen.

Shkruar nga Versus

“Hapni sytë, Vlora ka arritur majat’, deliron kandidatja

Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një deklaratë e pazakontë nga një kandidate e Partisë Socialiste në Vlorë ka tërhequr vëmendjen.
Duke iu drejtuar qytetarëve, ajo deklaroi se Vlora tashmë ka arritur majat dhe se banorët nuk duhet të kërkojnë ndryshime të mëtejshme.

Me një ton të ashpër  kandidatja iu drejtua të pranishmëve duke thënë:
“Hapni sytë, o çuna, o goca, o vëllezër e motra! Vlora ka arritur majat! Nuk mund t’ju sjellim hënën në tokë. Për ta sjellë, duhet të bëheni shkencëtarë si Anjshtajni.”

Ajo shtoi se në katër mandatet e Partisë Socialiste në Vlorë janë bërë shumë ndryshime dhe progresi është i dukshëm.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë qytetarë ndihen ende të përballur me probleme reale dhe larg “majave” që përmendi kandidatja. /Versus.al/

Tags:

vlora ps

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: