POLITIKË /

''Hemorragjia'' brenda PD, Sula: Po iku Berisha, shpëton partia! Nuk mban premtimet që jep

Sula tha se në këtë situatë, Berishës i mungon vetëm një certifikatë pronësie mbi partinë.

Shkruar nga Versus

''Hemorragjia'' brenda PD, Sula: Po iku Berisha,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka dhënë një intervistë për ‘’Tirana Live’’ kua ka deklaruar se largimet e shumta nga PD po vijnë si pasojë e strategjive dhe ‘’kauzave boshe’’ të Sali Berishës.

Sula tha se shumë prej anëtarëve të PD janë larguar si pasojë e mos mbajtjes së premtimeve nga ana e Berishës. Një gjë e tillë, sipas tij ka nisur që në vitin 2019, kur opozita e kryesuar nga Lulzim Basha vendosi të digjte mandatet. Sa i takon mënyrës sesi PD mund të forcohet sërish, ish-deputeti tha se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm kur të largohet Berisha.

"Gjithçka nisi me djegien e mandateve, kauzë boshe e Sali Berishës. Shumë anëtarë të PD po largohen nga Partia Demokratike. Farsa e Berishës dështoi. Unë garën time të nivelit të qarkut, unë e fitova. Partia është e Sali Berishës. Po të kishte mundësi, do të merrte dhe certifikatë pronësie. Në PD ka nisur hemorragjia. Zgjidhja është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij. Po dole nga linja e Berishës je armik. Fitova primaret në Elbasan dhe më përzunë nga partia, nuk më futën as në lista të hapura dhe as në lista të mbyllura. Nuk njeh kundërshtar, as Lulzim Bashën nuk e konsideroi kundërshtar."-tha Sula i cili mbeti jashtë listave të kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit. Versus.al

Poll