
Gabriel Guma, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD në Tepelenë, ka folur për mediat pas rezultatit që nxorri fitues rivalin e tij socialist, Gramoz Sakon me 77.8% të votave.
Ai tha se politika sapo ka nisur për të, ndërsa u shpreh se kishte bërë edhe gabime gjatë fushatës.
“Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës."- tha Guma.
Pjesëmarrja totale në Tepelenë ka qenë 34.63%. Gruma e cilësoi pjesëmarrjen si diçka të pranueshme duke qenë se nuk u ishte imponuar zgjedhësve. Versus.al

