POLITIKË /

“I bëri njerëzit mish për top”, Berisha për 21 janarin: Rama pengoi rihetimin e çështjes

Shkruar nga Versus

“I bëri njerëzit mish për top”, Berisha për 21

Teksa deklaroi se nuk i kishte shkuar asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK për 21 janarin, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se asokohe si kryetar opozite përdori qytetarët si “mish për top”.

Sipas Berishës, ka qenë vetë Rama që ka penguar rihetimin e 21 janarit pasi partnerët ndërkombëtarë kishin bërë thirrje që të hetoheshin të gjithë deri tek ai si kryeorganizator.

“Çështja e 21 janarit është hetuar një herë nga një armike e egër e Berishës dhe PD, një njeri për të cilin kam shprehur publikisht konsideratat. 21 janari, nga viti 2013 dhe gjer sot është penguar të rihetohet për shkak të Edi Ramës. Sepse deklaratat e BE dhe SHBA janë shumë të qarta, kërkojnë hetimin nga polici tek organizatori kryesor.

Kjo çështje përdoret për propagandë. Shoferi që përdori “mish për top” njerëzit siç e ka thënë bukur shkrimtari që merret tani me problemet teologjike, Ben Blushi, ishte Edi Rama. Refeerojuni pak. Ai i solli në protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Janë mjeranë ata që përdorin këtë sa herë që u duhet për të mbuluar krimet e tyre. vrasësi i vërtetë i tyre ishte ai që i solli e i bëri mish për top.  Nuk janë hetuar si duhet organizatorët kryesorë të saj dhe kryesori është Edi Rama. Ka edhe të tjerë, por ai është kryesori me aktet dhe hetimet”- tha Berisha. Versus.al

Poll