POLITIKË /

“I kapën qytetarët syçelët”, Berisha publikon videon: Ja sesi u blenë votat në Tiranë

Në pamjet ku duken disa persona teksa dalin me para dhe lista në duar nga një banesë, Berisha pretendon se kemi të bëjmë me blerje votash.

Shkruar nga Versus
“I kapën qytetarët syçelët”, Berisha publikon
Sali Berisha publikon videon

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar edhe sot me konferencën e përditshme para gazetarëve për të denoncuara fakte të reja të asaj që ai e quan ‘farsa elektorale e 11 majit’.

Këtë herë, kreu i PD ka publikuar një video ku pretendon se janë filmuar persona të dërguar nga PS për të blerë votat e banorëve në zonën e Babrrusë.

“Narkoqeveria e kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove, 100 euro për pensionist, në total 48 përqind të votuesve për blerjen e votës.

Me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve. Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë. Me përdorimin e dhjetëra mijëra automjeteve, të gjitha të shtetit dhe pa asnjë lidhje me fushatat elektorale.

Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë. Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë. Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota.

Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta. Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush”- deklaroi Berisha.

Në video, shihen teksa disa persona dalin nga një banesë në Babrru për të hipur në një mjet tip benz. Në një moment kamera fokuson një grua e cila mbante në duar një shumë të papërcaktuar parash “cash” për të cilat PD pretendon se janë përdorur për blerje votash. Versus.al

Poll