POLITIKË /

"I korruptuar, me 8-vjeçare, deputet periferik..." Këlliçi-Ndreca- Bardhi, "ping-pong" me akuza.

Ka patur një seri akuzat e kundërakuzash gjatë orëve të fundit, ku nuk kanë munguar as epitetet plot ngjyra drejtuar njëri-tjetrit, si dhe "premtimet" se do të shihen në SPAK e institucione të tjera....  

Shkruar nga Versus

"I korruptuar, me 8-vjeçare, deputet periferik..."

Belind Këlliçi, Plarent Ndresa e Gazmend Bardhi janë përfshirë në një "ping-pong" akuzat e kundërakuzash gjatë orëve të fundit, ku nuk kanë munguar as epitetet plot ngjyra drejtuar njëri-tjetrit, si dhe "premtimet" se do të shihen në SPAK e institucione të tjera....  

"I korruptuar, me 8-vjeçare, deputet periferik..."

Fillimisht ishe anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i cili ka denoncuar përmes një konference për shtyp nga selia blu, lidhjet (e pretenduara sipas tij) të deputetit socialist, Plarent Ndreca me inceneratorin e Tiranës. Sipas Këlliçit, Ndreca del në skenë përmes ortakut prej shumë vitesh në kompaninë e tij, i cili rezulton i arrestuar dhe dënuar për krijimin e skemave mashtruese financiare. Mbi denoncimin ka reaguar vetë zoti Ndreca në një postim në rrjetin social Facebook.

Sipas Ndrecës deklarata e sot Këlliçit ishte: "një paradë emrash qytetarësh të lirë të këtij vendi, vetëm e vetëm për ti lidhur me emrin tim, për ca proçese, që ky rrenacaku me tetë klasë, e di shumë mirë që unë skam asnjë lidhje, por si një komunist i brezit të ri, mendon se më intimidon në punën që unë bëj." - shkruan ligjvënësi socialist.

Ndreca më tej ka theksuar se do të bëjë padi "për shpifje" dhe se njëherësh do të bëjë dhe "një kërkesë Ministrisë së Arsimit për pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme." - shkruan Ndreca në reagimin ndaj Këlliçit. Këtë të fundit ai e cilëson si rekordin e injorancës në shtet, rekord që sipas tij mbahej nga Lalë Krosi, këshilltari i pa shkollë i Mbretit “Zog i I”. Njëherësh Ndreca kaa paralajmëruar se do t;i nisë një kërkesë dhe KQZ-së "që kandidatëve për deputet me tetë klasë shkollë t’ju verifikohet deklarata e pranimit në listat që do dorëzohen nga Partitë Politike." 

Bardhi 

Më tej ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili i është kundërpërgjigjur sulmeve që i janë bërë drejtuesit politik të PD së Tiranës, Belind Këlliçi nga deputeti socialist Plarent Ndreca.

Bardhi ka publikuar një pjesë nga dosja hetimore, ku nënvizohet se SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ndreca ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit.

"Sot një deputet periferik i Edi Ramës paska sulmur me gjuhën e gënjeshtrave të Erion Veliajt kolegun Belind Këlliçi. Është i njëjti deputet i PS që gënjeu të enjten publikisht në emisionin “Opinion” kur tha që s’ka asnjë problem në SPAK." - shkruan Bardhi 

"E vërteta është që Plarent Ndreca, deputeti i Edi Ramës, është nën hetim në procedimin penal nr. 240/2021, bazuar në një Referim (kallëzim/informacion) të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec).

Ndryshe nga balta që ai hedh me gënjeshtra ndaj kujtdo që i thotë të vërtetën në sy, që ai është një shkelës recidivist i ligjit, për Plarent Ndrecën qartësisht sipas dokumenteve zyrtare, SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ai ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit, duke sjellë dëm të rëndë financiar për Buxhetin e Shtetit.

Nga hetimi i deritanishëm janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi mbi prokurimin publik, duke cënuar barazinë e pjesëmarrësve në këto procedura prokurimi dhe që kanë krijuar rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit." - shkruan mes të tjerave kreu i grupit parlamentar të PD-së.  

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: