POLITIKË /

I mbyllën derën Fredi Belerit? Reagon Kuvendi: Gënjeshtër

Shkruar nga Versus

I mbyllën derën Fredi Belerit? Reagon Kuvendi: Gënjeshtër

Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një deklaratë duke hedhur poshtë lajmin e përhapur në media se Fredi Belerit i është mbyllur dera e Kuvendit.

Në deklaratën e dërguar nga zyra e shtypit e këtij institucioni thuhet se europarlamentari Beleri ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.

Kuvendi sqaron se çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt.

Deklarate e Kuvendit te Shqipërisë:

Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon:

Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.

Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.

Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt.

Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: